eng mk
BËHU I GJELBËR!
Çka mund të bëj unë që të jetoj jetë më
ekologjike?
       
LETËR PAKETIM PLASTIKË ENERGJI ELEKTRIKE
     
NGROHJE UJË TRANSPORT
Çka mund të bëni që të keni mënyrë më ekologjike të jetës?

Letër!

  1. Letra që nuk është shtypur nga njëra anë mund të përdoret edhe si letër për shënime. Për shembull: mbështilleni dhe prej saj bëni një fletore të vogël për të mbajtur porosi ose shënime.
  2. Mblidhni gazetat ditore dhe përpiquni të gjeni një firmë ose një organizatë që bën riciklimin e tyre.
  3. Përdorini gazetat për mbështjelljen e dhuratave. Bëhuni origjinal dhe kreativë!
  4. Shtypni letrat në të dyja anët! Të gjithë kompjuterët mund të rregullohen automatikisht për këtë funksion.
  5. Bëhuni i vetëdijshëm për atë që e shtypni. Nëse nuk keni nevojë për kopje të letrës nga porositë tuaja elektronike, mos i shtypni fare në letër!
  6. Në vend që t’i hidhni librat e vjetër që nuk ju duhen më, gjeni dikë që është i interesuar për ato.

Paketimi!

  1. Përdorni strajcë të pëlhurës kur shkoni për të blerë. Nëse harroni të merrni nga shtëpia, kërkoni qese letre në shitorja!
  2. Kur blini produkte, bëhuni i vetëdijshëm se cilat prej tyre janë paketuar në paketime të panevojshme. Zgjidhni ato që kanë paketim të thjeshtë. Nëse keni mundësi, zgjidhni prodhimet, paketimi i të cilave mund të riciklohet.
  3. Përdorni kutitë e mëdha të kartonit nga paketimet e teknikës së bardhë si kontejnerë për mbajtjen e gjërave të panevojshme. Ose, bëhuni kreativë dhe përdorini për ndonjë qëllim tjetër. Për shembull: kutia e ngjyrosur e paketimit të frigoriferit mund të bëhet një kështjellë e mirë për lojë.
  4. Përdorni kuti plastike që ta paketoni drekën për punë ose për shkollë.

Plastika!

  1. Zgjidhni pije në shishe të plastikës që kanë shenjë për riciklim (tre shigjeta që bëjnë një trekëndësh). Kjo shenjë nënkupton se shishja mund të riciklohet.
  2. Ndani shishet e plastikës nga mbeturinat e tjera. Nëse ka në lagjen tuaj ndonjë kontejner me shishe plastike, hidhni në to. Nëse nuk ka, mblidhni dhe afroni shishet e plastikës deri te kontejneri i rëndomtë, ngase mbledhësit joformalë i marrin dhe i dërgojë për riciklim.
  3. Shishet e plastikës mund të përdoren në mënyrë kreative për projekte artistike ose që të bëhen sende praktike në shtëpinë tuaj. Për shembull: 1. shishja e plastikës të cilës ia keni hequr pjesën e sipërme (qafën) mund të përdoret si mbajtëse e lapsave; 2. shishja e plastikës e mbushur me rërë është një mbajtëse e shkëlqyeshme e librave; 3. shishja e plastikës me qafë të shkurtuar mund të mbushet me dhé dhe të përdoret si saksi për lule, veçmas për të mbjellë fidanë; 4. Bëhuni kreativë! Nga shishet e plastikës mund të bëhen lodra dhe shumë gjëra interesante.

Energjia elektrike!

  1. Ndërroni dritat me fije volframi me drita kursyese!
  2. Mos e ndizni dritën nëse mjafton drita natyrore!
  3. ÇDOHERË fikni dritat kur dilni nga dhoma!
  4. NË FAKT, fikni të gjitha pajisjet që nuk i përdorni: televizor, kompjuter, radio, DVD etj.
  5. Hiqni nga rryma aparatet që nuk i përdorni – shumica e tyre shfrytëzojnë energji edhe kur nuk punojnë. Prandaj hiqni nga rryma!
  6. Mbylleni derën e frigoriferit sa më shpejt që mundeni. Shihni a është e mbyllur mirë.
  7. Ngrohni vetëm aq ujë sa keni nevojë – s’ka nevojë për më tepër!
  8. Fikeni bojlerin kur nuk keni nevojë!
  9. Gjeni mënyra që t’i përdorni burimet alternative të energjisë. Për shembull: përdorni energji diellore që të ngrohni ujë.

Ngrohja!

  1. Gjatë dimrit, kur është e lëshuar ngrohja, mbyllni dyert, ndërsa gjatë verës, kur është i lëshuar kondicioneri, mbyllni dritaret.
  2. Kur është shumë ngrohtë, në vend që ta hapni derën, ndaleni ngrohjen.
  3. Vishni veshje më të ngrohtë dhe pakësojeni ngrohjen.
  4. Vendosni foli pas kaloriferit që ta ruani ngrohjen.
  5. Përdorni perde ose roleta për dritare që gjatë dimrit ta mbani dhomën të ngrohtë, ndërsa gjatë verës të freskët.
  6. Mbillni drurë gjetherënëse në anën jugore të shtëpisë që gjatë verës të bëjnë hije, ndërsa gjatë dimrit t’i lëshojnë rrezet e diellit në shtëpi.
  7. Mbillni dru halorë në anën veriore të shtëpisë që gjatë dimrit ta keni shtëpinë më të ngrohtë.
  8. Nëse keni mundësi, përdorni materiale me ngjyrë të çelur për ta mbuluar shtëpinë.

Uji!

  1. Ndaleni çezmën kur nuk e përdorni! Për shembull: përdorni sa më pak ujë që mundeni derisa i lani dhëmbët me brushë, derisa i lani duart, derisa rruheni etj.
  2. Nëse keni mundësi, gjatë ujitjes përdorni ujë që nuk është i pijshëm.
  3. Bimët gjatë verës ujitni natën ose herët në mëngjes që ashtu të pakësohet avullimi gjatë ditës.
  4. Gjatë verës mos luani me ujë. Ai është një resurs i shtrenjtë – mos e shpenzoni pa nevojë!
  5. Nëse bëni dush, përdorni sa më pak ujë. Pakësojeni kohën për dush për 2-3 minuta, veçanërisht kur ujin e ngrohtë çdo ditë duhet ta përdorin më shumë se një njeri.
  6. Përdoreni makinën për larjen e enëve vetëm kur është e mbushur plot. Në të kundërtën, lani enët në dorë.
  7. Përdorni dushe, çezma dhe tualete me rrjedhë të vogël të ujit.

Transporti!

  1. Për largësi të shkurta ecni në këmbë ose shkoni me biçikletë!
  2. Për largësi më të gata ndajeni transportin me njerëz të tjerë ose përdorni transport publik!
  3. Derisa udhëtoni në autostradë, mos vozitni më shpejt se 100 kilometra në orë. Mbi atë shpejtësi harxhoni shumë më tepër lëndë djegëse.
  4. Nëse keni mundësi, përdorni biodizel si lëndë djegëse.