Dy komponentët kryesorë të programit Shkollat e Gjelbra në Maqedoni janë renovimi dhe Klubet e Gjelbra. Përmes hapit të parë në këtë proces, natyrisht me aktivitete më të mëdha infrastrukturore, shkollat u bënë më ekologjike, ndërsa njëherazi edhe mjedise më të këndshme për mësim. Aty u realizuan projekte për ndërrimin e dyerve dhe dritareve, për instalimin e paneleve diellore, si dhe projekte të tjera më të mëdha.
Këto investime u mundësuan nga USAID dhe komunat, ndërsa u mbështetën edhe nga komunitetet dhe shkollat. Qëllimi i tyre nuk ishte që vetëm të pakësohet ndikimi negativ i shkollave, por edhe të pakësohen harxhimet e tyre, që ashtu të mundësohet investim më i madh në arsim dhe në kushtet e mësimit.
Në fazën e dytë, për qëndrueshmërinë e këtyre investimeve në shkolla të projektit, u formuan Klubet e Gjelbra. |