 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
eng |
mk |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
| KLUBET E GJELBRA |
| Çka është Klubi i Gjelbër? |
| Klubet e gjelbra janë bartësit kryesorë të ndryshimeve në shkollë. Të prirë nga koordinimi i arsimtarëve, 25 anëtarët e Klubit takohen një herë në javë që të merren vesh si do të veprojnë në raport me katër temat e rëndësishme ekologjike për bashkësinë e shkollës: energjia, uji, transporti dhe mbeturinat. Nxënësit e Klubeve të Gjelbra janë ndarë në katër grupe punuese (ekipe), ndërsa secili ekip e ka për detyrë të përfitojë ekspertizë nga ndonjëra prej katër temave. >>> |
Lidhje në gjitha Shkollat e Gjelbra |
|
 |
| Projektet e Gjelbra: |
Në bazë të vlerësimit rrënjësor vjetor dhe analizës së ndikimit negativ të shkollës ndaj mjedisit jetësor, secili Klub i Gjelbër i zgjedh problemet më kryesorë të shkollave të tyre. Të gjitha këto projekte u realizuan gjatë fazës pilot të programit Shkollat e Gjelbra në vitin 2008/2009.
|
| Klubi i Gjelbër i SHF “Mirçe Acev” kujdeset për mjedisin jetësor |
Klubi i Gjelbër “Mirçe Acev”, Shkup, gjatë evaluimit të gjendjes në shkollë, erdhi në përfundim se shkolla ka nevojë që në projektin e vet të vitit shkollor 2008/2008 të punojë në të katër temat: mbeturinat, energjia, uji dhe transporti. Që të përmirësohet higjiena në shkollë, Klubi vendosi të furnizohet me kosha për mbeturina në oborrin e shkollës dhe në korridorin e shkollës. Efikasitetin energjetik e përmirësoi me këmbimin e dritave me fije volframi me drita neoni dhe me vendosjen e sensorëve për fikjen automatike të dritave në një tualet. Klubi në oborrin e shkollës e rregulloi edhe një parking për biçikletat, që kështu ta nxisë vozitjen e biçikletave. |
 |
 |
Posterin e bënë anëtarët e Klubit të Gjelbër të SHF “Mirçe Acev”, Shkup |
| --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
|
|
| Klubi i Gjelbër i SHF “Goce Dellçev” kursen ujë |
Në vitin shkollor 2008/2009 Klubi i Gjelbër i SHF “Goce Dellçev, Negotinë, pas analizës së përgjithshme të gjendjes së shkollës, si përparësi e përcaktoi përdorimin racional të ujit të shkollës. Për këtë qëllim, të gjitha çezmat e thjeshta në shkollë u ndërruan me çezma që funksionojnë me të shtypur, të cilat automatikisht mbyllen pas përdorimit.
|
 |
 |
Posterin e bënë anëtarët e Klubit të Gjelbër të SHF “Goce Dellçev, Negotinë |
| --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
|
|
| Klubi i Gjelbër i SHF “Grigor Përliçev” i ndërroi dritat e thjeshta me drita neoni |
Klubi i Gjelbër i SHF “Grigor Përliçev”, Ohër, pas vëzhgimit njëvjeçar dhe analizimit të gjendjes së shkollës në temat: energjia, transporti, uji dhe mbeturinat, vendosi të hartojë një projekt për përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesës së vjetër të shkollës. Në këtë shkollë të gjitha dritat ishin me fije të volframit. Që të kursehet energji, në vitin shkollor 2008/2009 Klubi vendosi që këto drita t’i ndërrojë me drita neoni.
|
 |
 |
Posterin e bënë anëtarët e Klubit të Gjelbër të SHF “Grigor Përliçev”, Ohër. |
| ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
|
|
Klubi i Gjelbër i SHF “Video Podgorec” kontribuoi për kursimin e energjisë në shkollë |
Me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik i shkollës në vitin shkollor 2008/2009 Klubi i Gjelbër i SHF “Video Podgorec”, Strumicë, e ndërroi njërën derë të jashtme me derë të re, ndërsa dritat me fije volframi i zëvendësoi me drita neoni.
|
 |
 |
Posterin e bënë anëtarët e Klubit të Gjelbër të SHF “Video Podgorec”, Strumicë. |
| --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
|
|
| Klubi i Gjelbër i SHF “Drita” e përmirësoi gjendjen e përgjithshme të shkollës |
Me qëllim që të përmirësohet gjendja e gjithmbarshme në aspekt të mjedisit jetësor, në vitin shkollor 2008/2009 Klubi i Gjelbër i SHF “Drita”, f. Rashçe, vendosi të furnizohet me këto prodhime: kosha për mbeturina – që u vendosën në oborrin e shkollës dhe në korridorin e shkollës, që kështu të përmirësohet higjiena, lavamanë, kazanë dhe çezme – që të evitohet rrjedhja e panevojshme e ujit, mekanizma që bëjnë mbylljen automatike të dyerve, që ashtu të përmirësohet efikasiteti energjetik, si dhe parking për biçikleta në oborrin e shkollës, që ashtu të bëhet promovimi i transportit ekologjik.
|
 |
 |
Posterin e bënë anëtarët e Klubit të Gjelbër të SHF “Drita”, f. Rashçe. |
| --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- |
|
|
|
 |
 |
 |
 |